Hamza fton qytetarët të bëhen pjesë e ekipit të tij

- Bota Sot

Hamza fton qytetarët të bëhen pjesë e ekipit të tij

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka lansuar videon e tij të parë, përmes së cilës u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen PDK-së.

Ai ngreh shumë dilema dhe pikëpyetje për qeverisjen aktuale.

“Më 9 shkurt, secili prej nesh duhet ta pyes veten: a e pranojmë Kosovën kështu si është sot apo e duam një Kosovë ku mund të bëjmë më shumë? A i kemi rrogat e mira, a po ia ofrojmë rinisë arsimin që e meriton, a po përkrahen bizneset sa duhet, a janë pensionet të mjaftueshme dhe a është mirë Kosova?”

Në të gjitha këto pyetje, Hamza ka një përgjigje:

Unë besoj në potencialin e Kosovës dhe kjo nuk është më e mira që ne e duam. Ekonomia, arsimi e shëndetësia mund të jenë më mirë”, thotë Hamza, duke shtuar se shpresa për ta përmirësuar jetën tonë duhet të na rikthehet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot