Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

- Bota Sot

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kaluar ditën sot duke ecur në malet e Sharrit, më saktësisht tek maja e Kobilicës

Ai ka postuar disa fotografi në platformën “X”, ka ka njoftuar se ka qenë i shoqëruar nga disa alpinistë dhe po ashtu nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.

Në postim ai ka shkruar se lartësia ka qenë 2.528 metra.

Ndryshe, maja Kobilicës shtrihet në vargmalin e Maleve të Sharrit, lartësia e saj është 2528m, kjo maje ndodhet në pjesën qendrore të Sharrit që formon kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot