Hynë ilegalisht nga Serbia, ja çka u gjet në kamioneten e dy personave të dyshuar

- Bota Sot

Hynë ilegalisht nga Serbia, ja çka u gjet në kamioneten e dy personave të dyshuar

Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar kosovar nën dyshimin se me kamionetën e tyre me targa vendore kanë hyrë kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

Sipas Policisë, ata janë ndaluar dje në mesditë në fshatin Bube të Zubin Potokut.

Aty gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar dy radiolidhje dhe një thikë xhepi.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot