U lëndua në Trepçë, punëtori i KOSTT-it pësoi djegie në fytyrë

- Bota Sot

U lëndua në Trepçë, punëtori i KOSTT-it pësoi djegie në fytyrë

Dy punëtorë janë lënduar gjatë së hënës në Trepçë pasi kishin rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Të dy po intervenonin në një trafo atje.

Njëri nga punëtorët i takon kësaj ndërmarrje, derisa tjetri asaj KOSTT.

Ky i fundit po trajtohet në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar në emergjencë, Avdush Bajgora, ka pësuar djegie në fytyrë.

“Pacientit në fjalë i është bërë EKG-ja, për të konfirmuar gjendjen e tij të përgjithshme dhe ka rezultuar që është normale, mirë po shkak të lëndimit që i është shkaktuar në dorë dhe fytyrë, pacienti është dërguar në Kirurgjinë Plastike me parametra vitale stabile”, tha ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot