Prizren: Mbi 190 aktakuza janë ngitur nga Prokuroria për një muaj

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Mbi 190 aktakuza janë ngitur nga Prokuroria për një muaj

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit shtator 2024, ka ngritur gjithsej 192 aktakuza, kundër 260 personave, për raste të ndryshme penale, percjell Gazeta e Prizrenit.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

Në Departamentin për të Mitur, janë ngritur njëzet (20) propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër tridhjetë e nëntë (39) të miturve.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit Shtator, ka ngritur njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (166) aktakuza kundër dyqind e tetë (208) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit