Gjuriqi takon Kasanofin, i flet për “mbijetesën e serbëve në Kosovë”

- Bota Sot

Gjuriqi takon Kasanofin, i flet për “mbijetesën e serbëve në Kosovë”

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alleksandar Kasanof.

Në takim, Gjuriqi i është ankuar zyrtarit amerikan për “kërcënimin ndaj sigurisë dhe mbijetesës së serbëve në Kosovë”.

Gjuriqi, sipas njoftimit të MPJ-së serbe, tha se Serbia “mbetet e përkushtuar për paqen dhe vazhdimin e dialogut” me Kosovën dhe tha se “është e nevojshme të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura dhe të formohet Asociacioni”.

Ministri serb tha po ashtu se është i kënaqur me dinamikën e dialogut politik me ShBA-në, “e cila është në nivel të lartë”, dhe ritheksoi se “Serbia është e përkushtuar për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat”.

Kasanof mëngjesin e sotëm foli edhe me presidentin serb Alleksandar Vuçiq, i cili “theksoi situatën jashtëzakonisht të vështirë dhe komplekse në Kosovë dhe vuri në dukje kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb”



Lexoni të gjitha në Bota Sot