Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshtin Jashanicë të komunës së Klinës, aty ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa ekipet kompetente po kryejnë hetimet për t’i zbuluar shkaqet e aksidentit.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, tha Gashi.