Do të ketë një vazhdim të serialit “Nobody Wants This” të Netflix

- Bota Sot

Do të ketë një vazhdim të serialit “Nobody Wants This” të Netflix

Seriali i ri i zhanrit komedi në Netflix “Nobody Wants This”, i cili u prit mirë nga shikuesit, do të ketë një vazhdim.

Që nga premiera e tij muajin e kaluar, ky serial ka qenë ndër përmbajtjet më të ndjekura në Netflix dhe shumë shikues e kanë cilësuar si ‘serialin më të mirë të vitit’.

Sezoni i parë i serialit kishte 10 episode, secili prej të cilëve zgjati 30 minuta.

Rolet kryesore luhen nga aktorja Kristen Bell dhe aktori Adam Brody, dhe pjesa tjetër e kastit përbëhet nga Justine Lupe, Timothy Simons, Jackie Town, Sherry Cola.

Seriali ndjek marrëdhënien mes prezantueses së ‘podcast’-it Joanna (Kristen Bell) dhe Noah (Adam Brody). Joanna është një feministe e zëshme dhe prezanton një ‘podcast’ për marrëdhëniet, ndërsa Noah është një rabin i ri dhe ajo që është sfiduese është marrëdhënia e tyre e veçantë.

Autorja e serialit, Erin Foster, ka shpjeguar se seriali është frymëzuar nga jeta e saj, pasi burri i saj është i një feje tjetër.

Gjatë gjithë sezonit të dytë, lidhja mes Joannas dhe Noah dhe angazhimi i tyre në lidhje do të vazhdojë.

Sipas reagimeve të shikuesve, pritet që sezoni i dytë, i cili do të shfaqet në vitin 2025, të thyejë rekorde shikueshmërie.



Lexoni të gjitha në Bota Sot