Erdogan në rolin e “këshilltarit” në Serbi/ Ja këshilla që i dha presidentit Vuçiq për dialogun me Kosovën

- Bota Sot

Erdogan në rolin e “këshilltarit” në Serbi/ Ja këshilla që i dha presidentit Vuçiq për dialogun me Kosovën

Presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan po zhvillon një vizitë dy ditore në Serbi ku u takua edhe me homologun e tij Aleksandër Vuçiç. Gjatë konferencës së përbashkët, Erdogan zgjodhi të bënte rolin e ndërmjetësit, duke u fokusuar edhe në tensionet mes Beogradit zyrtar dhe Kosovës.

Kreu i Shtetit Turk iu bëri thirrje palëve që të veprojnë me logjikë dhe me atë që ai e quajti “një mendje të shëndoshë.”

“Kemi theksuar edhe një herë tjetër rëndësinë e paqes dhe stabilitetit  në Ballkan. Në këtë aspekt është shumë e rëndësishme që të kemi një mendje të shëndoshë dhe qasje të logjikshme kur bëhet fjalë për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjithçka që ka ndodhur së fundmi.”– tha ai.

Presidenti Aleksandër Vuçiç u shpreh krahas homologut të tij turk se të gjitha sukseset ekonomike dhe bashkëpunimi i mire mund të zhvillohen më tej vetëm nëse ka ruajtje të paqes dhe stabilitetit në rajon.

“I jam mirënjohës Turqisë dhe presidentit Erdogan për faktin që i kuptojnë mirë problemet në Ballkan dhe se e dinë se paqja dhe dialogu janë mënyra e vetme për zgjidhjen e këtyre problemeve. Turqia është një nga, ose lojtari më i madh në Ballkan dhe vendi më i fuqishëm. Ne presim mbështetje prej saj në të gjitha këto procese. I jam mirënjohës Erdogan që gjithmonë ka dashur të flasë dhe të dëgjojë të gjitha palët”,- tha Vuçiq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot