Politikani serb Dragan Shormaz ka komentuar rrahjen e deputetit të Parlamentit të Serbisë Goran Rakiq.
Sipas tij, Rakiq edhe pse ishte rrahur, nuk ka pasur guxim ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës.
“Kryeministri i rrëzuar Vuçeviç bëri të ditur se Kurti do të bëjë një provokim të ri sot?! Kur ajo… mediat në Kosovë raportojnë se Goran Rakiq është rrahur dhe ka përfunduar në spital! Në foto është “dajakxhia” Goran Vuçeviq të cilin Rakiq nuk guxuar ta raportojë”
Ndryshe sipas mediave, Goran Rakiq ishte rrahur nga Goran Vuçeviq natën e shtunës. I njëjti kishte pësuar lëndime në kokë dhe duar, ndërsa rastin nuk e kishte lajmëruar në Policinë e Kosovës. Ndihmë duke e dërguar në spital i kishte ofruar edhe deputeti tjetër i Kuvendit të Serbisë, Igor Simiq.