Ato shpesh herë ndodhin si pasojë e kushteve të këqija që ofrojnë kompanitë, por me raste janë edhe aksidentale, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë i rëndë ka ndodhur në fshatin Bellopojë të Istogut, ku një person ka humbur jetën pas lëndimeve të rënda të pësuara teksa ishte duke punuar tokën.
Gazeta Sinjali mëson se viktimë e këtij rasti ishte Astrit Metaj.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personi mori lëndimet e rënda nga një makinë bujqësore, dhe i njëjti ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës por që nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.