Në një operacion të kontrollit doganor, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të padeklaruar prej 1 kg ari, me pastërti prej 14 karatësh.
Gjatë kontrollit të udhëtarëve, imazhet e skenerëve treguan indikacione për mallra të padeklaruara brenda një çante.
Pas hapjes së çantës, u zbuluan mallrat e fshehura së bashku me dokumentacionin përkatës që shoqëronte mallrat.
Pas një vlerësimi të hollësishëm nga Dogana e Kosovës, u konstatua se vlera reale e arit të ndaluar është 59,294.12 euro.