Historia e zezë/ Legalizimi i censurës në Parti, cila ishte porosia e Enver Hoxhës në Byronë Politike!

- Bota Sot

Historia e zezë/ Legalizimi i censurës në Parti, cila ishte porosia e Enver Hoxhës në Byronë Politike!

 I hapur për partizanë të mendimit ndryshe dhe rreshtohem në aradhën e shumicës, nderoj luftën që Çoi në fitoren e Çlirimit, heroiken e partizanëve në luftë, po ashtu mbështetjen e paçmuar të popullit në luftë, që rrallë shkruhet gjysmë fjalë mirënjohje! Historia meriton të shkruhet ama siç ishte dhe jo na ishte seç na ishte si Kryeministri u drejtohej delegatëve në Berat: “Me qindra partizanë janë pa pushkë e municione e shumë herë luftojnë … me gurë.” (Raport i Enver H., mbledhja e dyte e Këshillit Antifashist NÇL, 20 tetor 1944:15.) Luftë me shkopinj e gurë si mesjetën e hershme! E më! Autobiografi e shkurtër në “Who’s Who Europa Publications Limited” dërguar presidentit A. E. Becon nga Enver H.: “Unë Enver Hoxha më 1944 Çlirova Shqipërinë.” (“The International Who’s Who” London 1956) si edhe plot rrenashe të rënda këtu e në autobiografitë e tij deri më 1961. Historira me kësi të ngjashme jo në të rrallë vazhdon të shkruhet historia ndaj s’bëhet kompromis me të vërtetën, për ndryshe debati me argumente burimore e ja sheshi ja mejdani!

Për të mbërritur tek argumenti i ditës – censura komuniste – dhe paksa histori e zezë e asaj censure. Dokumenti i parë e i vetëm i censurës komuniste në luftë mbeti censura e letrës së Ramize Gjebresë për Delegate (Nexhmije Xh.) me rreshtin përfundim të letrës: “Faqet 5 e 6 janë të prera në mes për arsye konspirative.”, pse godiste MiladinMugosha për antishqiptari. Hapi i dytë i censurës, dhjetor 1948: nga libri “Dokumente e trakte të PKSH 1941-1948” censurohen (grisen) 180 faqe me dokumente të Koci Xoxes që të mbesë i vetëm Enveri. Censura komuniste merr zjarr vitet 1960–1966: botohet vëllimi Dokumenteve kryesore të PKSH thirrje dhe trakte 1941-1944,dokumente kryesore të organeve të larta të pushtetit revolucionar në vite lufte, dokumente kryesore të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës së Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, më 1968 botohet Historia e PPSH dhe nis botimi 73 vepra të diktatorit, të gjitha ding me censura. Vështirë të mbesë fakt, ngjarje t’i ketë shpëtuar censurës. Në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të 26 shkurtit 1973 censura politike legalizohej në Parti por mbeti tepër sekret. Dokumenti sekret i papublikuar është “Relacion për disa Çështje të historisë së Luftës Nacional-Çlirimtare” (15 faqe) me autorë Nexhmije Hoxha, drejtore e Institutit të Studimeve marksiste-leniniste dhe Ramis Alia, Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH.

Pikë rëndese e këtij raporti dhe diskutimeve ishte çështja e emrave që do të shënohen në historinë e luftës dhe zgjidhjen e dha vetë diktatori në diskutimin e tij, emrat që do shkruhen në histori do t’i caktojë vetë Byroja politike: “Në relacionin që kini paraqitur keni parashtruar disa kritere lidhur me emrat që mund të futen në histori /…/ kini nxjerrë edhe listat se cilët duhet të përmendim /…/ Listën e emrave që mendoni të vihen në tekstin e Historisë së Luftës Nacional-Çlirimtare mendoj t’ia jepni më parë shokëve anëtarë të Byrosë Politike, do të jetë nevoja që të konsultoheni edhe me shokë të tjerë të Byrosë Politike, sepse secili prej nesh njeh shumë shokë. Këtë ta kryeni me qëllim që anëtarët e Byrosë të ndihmojnë për të bërë një seleksionim të drejtë. Pas kësaj pune, mundet që trekatër nga ne t’i japin dorën e fundit vërejtjeve që do të kenë shokët e Byrosë Politike”. (Faqe 46) Diktatori ve në punë trekatër byroistë njohës të emrave në luftë dhe në krye diktatorin përcaktohet lista e emrave që do të shkruhen në Historia e Luftës Naciona-Çlirimtare dhe produkti cili është? Historia e Luftës në pesë vëllime është histori pa komandantë e komisarë dhe pabesueshme por e vërtetë.

SHTABI I PËRGJITHSHËM I USHTRISË NACIONAL-ÇLIRIMTARE BIE PREH E CENSURËS KOMUNISTE

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare në 80-vjetorin e Çlirimit shihet i përkequr pse vjen i humbur në anëtarësinë e tij, nga 11 anëtarë të njohur në publik janë vetëm dy, komandanti e komisari politik i Shtabit, kurse 9 anëtarë ndjehen të përvuajtur nën kthetrat e censurës komuniste. Sado të kërkosh në libra e botime të ish-Partisë Komuniste, në gjithfarë libra historie në historiografia e shkuar dhe e sotme, në fjalorë enciklopedikë të vitit 1985 e 2009, sigurisht s’do mund të mësosh për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë NacionalÇlirimtare me 11 anëtarët e Shtabit dhe më e shumta që mëson janë vetëm emrat Enver Hoxha Komisari Politik i Shtabit dhe Spiro Moisi Komandant i Shtabit, kurse 9 anëtarë të tjerë mbeten në errësirë. Edhe kërkimi në arkiva mjaft i vështirë. Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, në dy vëllime (1979) ribotimi i vitit 1965, nuk kanë asnjë informacion për Shtabin e Përgjithshëm por me të veçantë se vëllimi parë në faqen e parë boton një faksimile, procesverbal i mbledhjes parë të Shtabit të Përgjithshëm por emrat e Shtabit mungojnë, janë censuruar të mbesin të panjohur!

Është monstër procesverbal ndaj dhe e meriton të vijë për Panorama e lexuesit e vet dhe qëndroj paksa në censurën e tij (Figura 1): Përfundim i dokumentit lexohet “Botohet sipas origjinalit që gjendet në Arkivin Qendror të Partisë” e Çfarë kërkohet më shumë për t’u lexuar si faksimile e origjinalit paçka se dukja është kopje e censuruar si s’ka më keq. Ajo Ç’mbeti origjinal i procesverbalit është fjalia: “Sot, ditën e hënë 5 korrik 1943 u mblodh për të parën herë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare i dalë nga Këshilli i përgjithshëm Nacional-Çlirimtar…” Dokumentit i bëhen tre prerje më gërshërë që shihet në tre trepikëshit. E trepikëshi vijues është censurë për 11 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të cilët mbesin të panjohur. Rendi i ditës është një montim nga faqe e dytë e procesverbalit. Dy paragrafët vijues janë të mangët, pas tyre një trepikësh që mbulon një paragraf të madh nga faqja e dytë e procesverbalit. Në procesverbal citohen kompetencat e Shtabit (cilat ?), struktura e Shtabit (cila?), ndarja e përgjegjësive (cilat?), Shtabi Operativ (kush?), Komisariati Politik (cili?) Komisariati ekonomik (cili?), Seksioni i brendshëm (kush?) Kurse Shtabi operativ, Komisariati politik, Komisariati ekonomik, Seksioni i brendshëm dhe Seksioni i shëndetësisë, që lexohen përfundim i dokumentit, realisht merren nga faqe e tretë e procesverbalit. Në këtë 80-vjetor shuhet kureshtia e bëhen të ditur nëntë anëtarët e censuruar të Shtabit, siç lexohet në faksimile e origjinalit me anëtarët e Shtabit miratuar në mbledhjen e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar të 4 korrikut dhe ndryshe në këtë procesverbal të 5 korrikut, Shtabi formatohet i plotësuar me detyrat e veta. Shtabi me anëtarët e vet: Major Abaz Kupi, Major Spiro Moisiu, Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi, Enver Hoxha, Dr. Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Haxhi Lleshi, Ramadan Çitaku, Dali Ndreu, Sejfulla Malëshova. (Figura 3) Për ndryshe nga faximile e procesverbalit të censuruar në procesverbali njësh me origjinalin lexohet edhe rendi i ditës së mbledhjes së Shtabit të Përgjithshëm, data 5 korrik: Kompetencat e Shtabit, Struktura e Shtabit, Ndarja e përgjegjësive. Faqe e dytë e procesverbalit mbulohet me detyrat e Shtabit dhe vihet re diskutim i rrëmujshëm, i paqartësuar në detyra e objektiva, me fjalë që mbesin në erë. Detyra: 1. Shtabi, qendër organizative e Luftës Nacionalçlirimtare: mobilizimi, transporti, financat, komandat. 2. Qendër politike: formimi politik i ushtrisë e popullit, edukimi i popullit, morali i lartë, ushtria. 3. Qendër operacioni: operacionet, lidhjet hierarkike me komandat më të larta, të arrihet në kryengritjen e përgjithshme.” Votohet unanimisht kryetari i Shtabit major Spiro Mosiu dhe po ashtu unanimisht komisari i Shtabit Enver Hoxha. Vihet edhe detyra për betimin e Shtabit dhe të Ushtrisë.

Mbledhja e Shtabit miraton Strukturën e Shtabit me këtë përbërje (Figura 4): Shtabi Operativ- Spiro Moisiu, Komandant, Enver Hoxha, komisar, Dali Ndreu, Shaban Strazimiri. Konisari Politik Enver Hoxha. Komisariati Ramadan Çitaku. Komisariati i Brendshëm Mustafa Gjinishi komandant i Brendshëm dhe Haxhi Lleshi, Disiplina. Seksioni i Shëndetësisë. Dr. Ymer Dishnica. Struktura e Shtabit: Shtabi Operativ, Komisariati Politik, Komisariati, Komisariati i Brendshëm dhe seksioni politik, detyra të papërcaktuar ndaj dhe zbatimi i funksioneve i dyshimtë.

E SHUMTA NË TË PAKTËN…

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare me përgjegjësi politike e ushtarake të organizojë e drejtojë luftimet kundër pushtuesve fashistë e gjermanë, të përgatisë taktika e strategji të luftimeve kundër armikut dhe të përballojë goditjet e tij, të plotësojë kërkesat e reparteve partizane me armatime, me ushqime nga mbështetja e popullit dhe taksimet e detyrueshme ndaj tij dhe për të shtuar vështirësitë nga lufta civile komuniste kundër nacionalistëve të Ballit Kombëtar. Shtabi Operativ kishte përgjegjësinë e caktuar në mbledhjen e 5 korrikut: Shtabi Operativ “qendër organizative e Luftës Nacionalçlirimtare: mobilizimi, transporti, financat, komanda”. Përgjegjësia ishte në anëtarësinë e Shtabit Operativ: Spiro Moisiu, komandant i Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha Komisar dhe Dali Ndreu, i cili në fillim tetori le Shtabin dhe merr detyrën e kreut të Brigadës së Tretë dhe barra bie vetëm mbi komandantin Moisiu dhe Komisarit Enver, të cilët konceptojnë e shkruajnë mijëra faqe me dokumente dhe në 25-vjetori i Partisë Komuniste botohen në dy vëllime: Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të komandës së Ushtrisë Nacional-çlirimtare me 1200 faqe me 492 dokumente që u drejtohen komandave e shtabeve të formacioneve partizane, një punë shumë e madhe që s’do mund ta kryente në njësi kohe prej 480 ditë asnjë efektiv ushtarak i aftësuar për kësi punë. Komandanti Spiro Moisiu, i shquar për shqiptarinë e tij, ushtarak në monarkinë e Zogut që s’kishte përjetuar kësi situata lufte, por i mungon aftësia për të shkruar kësi dokumente për luftën, po ashtu edhe Komisari Enver H., i cili vetëdeklarohej se ishte i paditur për organizmin e ushtrisë, s’bën asnjë përpjekje për të mësuar për këtë punë dhe mbeti në udhëzime të thata!

Të rrokim argumentin konkret në fotografimin e komisarit Enver dhe të Miladin P., që ishte në krye të Partisë për luftën. Komisari Enver H., diskutim në Plenumi Dytë i Beratit 23 nëntor 1944: “Erdhi puna e Shtabit të Përgjiths-  17 hëm. Edhe kjo u bë si punët e tjera, si ajo e Pezës [“ku dual gjëra qesharake” (AQSH, F. 14, D. 2/1, 1944] Menjëherë unë u bëra komisar politik, por fare pak unë dija për këtë / …/ Puna jonë në Shtab konsistonte vetëm në disa udhëzime të thata. Nuk kishim asnjë ide mbi organizimin e ushtrisë. Unë s’dija gjë pse unë nuk bëja ndonjë effort (përpjekje) që diçka të mësoja dhe të punoja në këtë rrugë.” (AQSH, Fondi 14, d. 2/1, 1944.)

Edhe më konkret ishte Miladin P. në letrën që i dërgonte KQ Të PKJ, Marshallit Tito, më 14 prill 1944: “Për çka i përket Shtabit të Përgjithshëm gjendja qëndron kështu: Shtabi nuk ka mundur të centralizojë komandën, të krijojë planin e përgjithshëm të aksionit, kështu aksionet janë zhvilluar pa organizim, pa kontroll të mjaftueshëm e ndihmë nga Shtabi i Përgjithshëm. Në Shtab marrin pjesë njerëz pa ndonjë përgatitje ushtarake e teknike. Komandanti i Shtabit është një ish major i ushtrisë së Zogut dhe jo siç keni dëgjuar ju komisar policie. Paraqitet nevoja më tepër se kurrë të dërgoni një shok specialist ushtarak dhe politik i cili do të ndihmonte Shtabin.” (Biografi i Titos Vladimir Djedier. Marrëdhëniet jugosllave-shqiptare. Skopje 1949:71)

Me “fotografinë” e Komisarit Enver për Shtabin dhe shumë më shumë “fotografia” e Miladin P. për Shtabin e Përgjithshëm assesi të jenë të besueshme 492 dokumente në 1200 faqe në dy vëllimet Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të “shkruara” nga Shtabi i Përgjithshëm në kufijtë e 480 ditëve të Luftës (10 korrik ’43 – 28 nëntor ’44) dhe assesi shkruar nga Shtabi “pa ndonjë përgatitje ushtarake e teknike.” Në 480 ditë luftë Shtabi “shkruan” mesatarisht 2.5 faqe në ditë dhe me mesatare ditore 1.1 dokument dhe e vërteta se dokumentet janë shkruar me mëndje mjeshtërore, e pabesueshme por e vërtetë e pamëshirë! Ndoshta me dukje lidhje me thashethemnajë për “fabrikë” prodhim dokumente lufte etj.

Emrat e Shtabit të Përgjithshëm miratohen në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar të 4 korrikut 1943, por formatohet në mbledhjen e 5 korrikut: votohet Komandanti dhe Komisari i Shtabit të Përgjithshëm, përcaktohen detyrat e Shtabit dhe Struktura e Shtabit të Përgjithshëm me habi: Ditën e 10 korrikut 1943 bëhet publike krijimi i Shtabit të Përgjithshëm dhe e Ushtrisë Nacionalçlirimtare andaj dhe 10 korriku njihet dita e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm dhe e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare!

FATZIU SHTABI I PËRGJITHSHËM…

Shtabi i Përgjithshëm, 11 anëtarë 4 korrik 1943:

Major Abaz Kupi, dënuar në mungesë armik i popullit.

Major Spiro Moisiu, pensionuar 45 vjeç, i pavlerësuar.

Myslim Peza, izolim politik në banesë, i përçmuar.

Baba Faja Martaneshi, i asgjësuar.

Enver Hoxha, qelibar 46 karat!

Dr. Ymer Dishnica i përbaltur dhe i damkosur: Tradhtar i Partisë komuniste.

Mustafa Gjinishi i asgjësuar me Kodin “Të Dekorohet” pa shenjë gur-varri.

Haxhi Lleshi, izolim politik, i përbaltur.

Ramadan Çitaku, izolim politik, i pavlerësuar.

Dali Ndreu, ekzekutuar bashkë me bashkëshorten Liri Gega.

Sejfulla Malëshova, me akuza tradhtar i Partisë, jeta në internim.

80-vjetori i çlirimit: Enver Hoxha është Shtabi i Përgjithshëm!

Për mos lënie historinë në të shkuar guxoj dhe e sjell në të tashme, në këtë 80-vjetor çlirimi, ama historia siç ishte e jo siç shkruhet nga historianë e akademikë!



Lexoni të gjitha në Bota Sot