Publikohen pamjet nga momenti kur FAST Kosova arreston në qendër të Mitrovicës 27-vjeçarin

- Bota Sot

Publikohen pamjet nga momenti kur FAST Kosova arreston në qendër të Mitrovicës 27-vjeçarin

Janë publikuar pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit në Mitrovicë, i cili po kërkohej nga Gjermania, nën dyshimet për vrasjen e një 85-vjeçari.

Granit Vallqi së bashku me Hassan Issa, shtetas libanez torturuan për vdekje të moshuarin, ku sipas hetuesisë, të akuzuarit e kanë shtrirë për tokë të moshuarin e pambrojtur në shtëpinë e tij, i kanë zënë gojën dhe i kanë mbështjellë kokën me shirit, teksa i moshuari, nuk mundi t’iu bëntë ballë plagëve të rënda dhe vdiq.

Lidhur me këtë rast Vallqi dhe Issa janë dënuar me disa vite burg për grabitje me vrasje.

Pas këtij rasti, dy të akuzuarit u dëbuan nga Gjermania, por sipas hetuesisë ata janë kthyer përsëri, pasi u kapën nga kamerat e një aeroporti.

Sipas hetuesisë, të akuzuarit kishin kaluar me identitet të rremë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot