Familja Krasniqi në Smallushë të Lipjanit ka patur dhembje të dyfishtë.
Dy vëllezër kanë ndërruar jetë brenda ditës..
“Me zemër të thyer, ju njoftoj për humbjen e dy kusherinjve të mi të dashur, Bislim dhe Hajrush Krasniqi, të cilët ishin jo vetëm vëllezër me njëri-tjetrin, por edhe vëllezër të shpirtit për të gjithë ne. Të dy ata na lanë në të njëjtën ditë, duke na lënë një zbrazëti të thellë në zemrat tona.
Fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar dhimbjen e kësaj humbjeje, por kujtimet e tyre të dashura do të jetojnë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.
U prehshin në paqe dhe Zoti i dhëntë forcë familjes të qëndrojë e fortë në këto momente të vështira” thuhet në njoftimin e familjes Krasniqi.