Një grup i grave i vendosi vizatimet anti-Plazma në veri

- Bota Sot

Një grup i grave i vendosi vizatimet anti-Plazma në veri

Vizatime anti-Plazma janë vendosur në rrugët e Mitrovicës së Veriut.

Aty janë tre vizatime, ku njëri nga ta me simbolet e Policisë së Kosovës, tjetri me të Vetëvendosjes, dhe tjetri një huligan ku merr hovin për të gjuajtur me biskotat serbe “Plazma”.

Rasti u konfirmua nga shefi i operatives rajonale në Mitrovicë Veriore, Petrit Fejza.

“Po janë vendosur disa pamfleta në vende të ndryshme në shesh. Është një grup i grave të cilat kanë vendosur”, u shpreh ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot