Shërbimi i Kërkim të Shpëtimit Malor nga Kosova në kërkim të turistit lituanez

- Bota Sot

Shërbimi i Kërkim të Shpëtimit Malor nga Kosova në kërkim të turistit lituanez

Me datën 13 tetor të këtij viti, Shërbimi i Kërkim të Shpëtimit Malor (ShKShMK), pas një thirrje tjetër nga autoritet shqiptare ka vazhduar me kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur me datën 05.09.2024.

Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit.

Sipas ShKShKM-së, operacioni është zhvilluar në 3 drejtime operacionale,1 nga ajri me dron dhe 2 të tjera nga toka duke e zgjeruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekspertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri.

“Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë. Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse."



Lexoni të gjitha në Bota Sot