Çmime rekorde, një kilogram ari në Kosovë deri në 82 mijë euro, çmimi i lirës “flakë

- Gazeta e Prizrenit

Çmime rekorde, një kilogram ari në Kosovë deri në 82 mijë euro, çmimi i lirës “flakë

Çmimi i arit në Kosovë është duke u rritur nga dita në ditë dhe kjo është e dukshme edhe në bursat ndërkombëtare. Aktualisht në vendin tonë çmimi i një kilogramë ari shitet deri në 82 mijë euro.
Kryetari i Shoqatës së Arëtarëve të Kosovës, Enver Pakashtica, ka thënë se lëvizjet e shumta mujore, por edhe ditore në tregjet ndërkombëtare të arit përgjatë këtij viti dhe jo vetëm, kanë bërë që edhe në Kosovë çmimi i arit të rritet në shifra rekorde.

“Prej janarit deri tashti ka ngritje. Në janar ka qenë 70-71 mijë euro kilogrami, kurse tash 81 deri 82 mijë euro kilogrami”, ka thënë Pakashtica në një prononcim për IndeksOnline.

Ky çmim varion varësisht nga lloji i arit.

“Nivel i shitjes ka rënë dukshëm prej pandemisë, prej 2020. Ka pasur lëvizje, ngritje të çmimit. Ankesa nuk ka prej qytetarëve, çmimin e kanë në xhep e dinë. Lëvizja e çmimit nuk varet nga ne. Por, po vërehet mungesa e qytetarëve për të blerë”, ka thënë tutje ai.

Ai po ashtu ka përmendur faktin se në Kosovë janë dy laboratore përmes së cilave mund të bëhet vërtetësia apo cilësia e arit.

“Çmimi i sotit, për një lirë momentalisht është 570 euro. Një lirë në janar ka qenë dikku 420”, ka thënë Pakashtica.

Pakashtica thotë se shqetësuese për ta është edhe pjesa e TVSH-së.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit