Ramadani ua zbulon punësimin familjar Pecit e Gashanit

- Bota Sot

Ramadani ua zbulon punësimin familjar Pecit e Gashanit

Burim Ramadani e ka pyetur zëvendësministrin i Punëve të Brendshme, Blerim Gashanit nëse ndonjë familjar i tij është i punësuar në Ministrinë e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci, i pranishëm në studio.

“Ju jeni shokë, a e keni të punësuar ndonjë familjar të Gashanit”, ka thënë Ramadani fillimisht.

Përgjigje e Pecit, ka qenë “nuk e di”.

Ramadani pastaj insistoi dhe Gashani tha se po, ka qenë projekt në vitin 2022.

“Po, ka ndodhur vitin 2022, motra ime ka hyrë në projekt, jo direkt. Por, me projekt”, ka thënë Gashani.

Por, më pas Ramadani tha se motra e tij tashmë është pjesë e administratës.

“Tash është zyrtare e arkivës, a është pranu. Tash është në administratë”, ka thënë Ramadani.

E Gashi tha se motra e tij nuk është duke shkuar fshehur në punë.

“Nuk është duke shkuar motra fsheft në punë”, tha Gashani.

Pastaj, Peci tha se nuk e ka ditur, duke e pyetur Gashanin se çfarë mbiemri ka motra e tij.

“Berisha e ka”, u përgjigj Gashani.

E Peci iu drejtua Ramadanit që të tregojë cili kriter i konkursit publik është shkelur në punësimin e saj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot