“Fshehja ose moslajmërimi i terroristëve dhe grupeve terroriste”, aktakuzë kundër një të dyshuari në Prishtinë

- Bota Sot

“Fshehja ose moslajmërimi i terroristëve dhe grupeve terroriste”, aktakuzë kundër një të dyshuari në Prishtinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit K.H, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Fshehja ose moslajmërimi i terroristëve dhe grupeve terroriste”. 

Sipas aktakuzës i pandehuri K.H., është takuar dhe ka marrë pjesë në biseda të vazhdueshme me tani të dënuarit V.I, B.I, L.V, F.G, K.P, A.A, L.G, L.M, dhe B.P, për vepra penale të terrorizmit.

Ashtu që i njëjti ka qenë në dijeni për ekzistimin dhe veprimet e këtij grupi terrorist, por i njëjti i kishte fshehur dhe nuk i kishte lajmëruar tek organet kompetente.

Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale gjithashtu ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpall fajtor, duke e dënuar sipas Kodit Penal dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak deri në përfundim të këtij rasti penal. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot