Nxënësi i shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, Mal Çavdarbasha, i cili ishte në shërim jashtë vendit, u nda nga jeta sot.
Lajmin e ka bërë të ditur familja dhe shkolla, ku shprehën dhimbjen dhe pikëllimin për lajmin e hidhur që morën.
“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të thellë njoftojmë se sot ndërroi jetë drita e shtepisë sonë Mal Çavdarbasha.
Varrimi behët nesër (25 tetor, e premtë) me ikindi në varrezat e qytetit në Prishtinë.
E pamja do të mbahet tre ditë në datat 26, 27, 28 Tetor (e shtunë, e dielë dhe e hënë) prej 09:00 deri ne 17:00 në Hotel Grand, Prishtinë.” – thuhet në njoftimin e familjes.
Nga shkolla kanë shkruar se Mali ishte në shërim jashtë Kosovë qe një kohë.
“E nderuara famije Çavdarbasha, të nderuar kolegë, nxënës e ju prindër të nderuar, me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e nxënësit tonë Mal Çavdarbasha, i cili ishte në shërim jashtë vendit për një kohë!”