Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar varrin e babait të tij, në ditën kur do ta festonte ditëlindjen.
I shoqëruar nga familja e tij, kreu i AAK-së, ka vendosur lule mbi varrin e tij me mbishkrimin:
“I përhershëm kujtimi për ty, plak. Nga familja”.
Hilmi Haradinaj vdiq më 17 qershor të vitit 2018.