Njësia e TASK FORC-ës -Lindje në përbërje nga Dogana dhe Policia Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare Serbi-Kosovë, me ç’rast me datë 25.10.2024 njësia e lartcekur ka vënë re një kombi/furgon duke lëvizur ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
I njëjti është ndaluar dhe gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar kishte të ngarkuar mallra të ndryshme rreth 800 kg dardhë dhe 2700 kg speca pa dokumente percjellëse.