Adi Krasta ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës [RTK].
Këtë e ka bërë të ditur, juristja e medias, Flutura Kusari. Ajo tutje bëri të ditur se ka dështuar sërish edhe përzgjedhja e drejtorit gjeneral të RTK-së. Tutje thuhet se arsyeja e dështimit të përzgjedhjes së drejtorit gjeneral përveq që nuk është diskutuar, Bordi i RTK-së është “justifikuar” se ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral.
“Sapo dola nga mbledhja e bordit të RTK-së. Konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së dështoi. Nuk u diskutua rishpallja e konkursit ndërsa u tha që bordi ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral.
Bordi njoftoi që Adi Krasta ka dhënë dorëheqje”, ka shkruar Kusari.
Këto vendime janë marrë sot në mbledhjen e bordit të RTK-së, e cila ka filluar 16:15.