Pesë rekordet e mëdha që u thyen në derbin mes Interit dhe Juventusit

- Bota Sot

Pesë rekordet e mëdha që u thyen në derbin mes Interit dhe Juventusit

Mbrëmjen e djeshme (e diel) u zhvillua ‘Derby d’Italia’ mes Interit dhe Juventusit ku nuk mungoi spektakli në fushë e as në tribuna.

Plotë tetë gola (4-4) u shënuan në këtë ballafaqim që njëherësh ishte një rekord në histori të përballjeve mes këtyre dy klubeve.

Këto janë pesë rekordet e mëdha që u thyen në këtë sfidë:

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, futi në formacionin startues shumë lojtarë të rinj në moshë duke bërë që ajo të ishte përbërja më e re në një ndeshje ndaj Interit, me një mesatare të moshës prej 25 vitesh.

Për herë të parë pas 249 ndeshjeve mes këtyre dy ekipeve, u shënuan pesë gola vetëm brenda pjesës së parë.

Ylli i bardhëezinjve, Kenan Yildiz, me vetëm 19 vjet u bë lojtari më i ri që shënon më shumë se një gol në këtë derbi.

Për herë të tretë në histori të Serie A u shënuan të paktën tetë gola në një ndeshje mes Interit dhe Juventusit që nga vitet 1932 dhe 1961, kur asokohe ‘Zonja e Vjetër’ triumfonte me shifrat 6-2 dhe 9-1 respektivisht.

Denzel Dumfries u bë vetëm lojtari i tretë holandez që shënon në një ndeshje të kampionatit italian mes Interit dhe Juventusit, pas Clarence Seedorf dhe Faas Wilkes që po ashtu kanë veshur fanellën e ‘Nerazzurrëve’.

Pas këtij barazimi diferenca mes Interit dhe Juventusit mbetet vetëm një pikë me zikaltërit që mbajnë pozitën e dytë në tabelë ndërsa ‘Zonja e Vjetër’ një më poshtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot