Granit Xhaka lë pas shumë emra të njohur, del i 16-ti në garën për ‘Topin e Artë’

- Bota Sot

Granit Xhaka lë pas shumë emra të njohur, del i 16-ti në garën për ‘Topin e Artë’

Ceremonia Topi i Artë mbahet prej orës 20:00 në Pars, ndërsa “France Football” ka nisur zbulimin e renditjes shumë orë më parë.

Granit Xhaka ishte në mesin e 30 të nominuarve, kurse në renditjen përfundimtare është i 16-ti.

Xhaka në edicionin e kaluar e udhëhoqi Bayer Leverkusenin drejt titullit të kampionit në Bundesligë, ku fitoi edhe edhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa u mposht në finale të Ligës së Evropës.

Xhaka është shqiptari i parë i nominuar për Topin e Artë.

I 17-ti është Federico Valverde i Real Madridit, kurse i 18-ti portieri i Aston Villas dhe Argjentinës, Emiliano Martinez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot