Prizren: Dy persona gjenden pa shenja jete në zonën qendrore gjatë ditës, policia jep detaje

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Dy persona gjenden pa shenja jete në zonën qendrore gjatë ditës, policia jep detaje

Gjatë ditës në zonën qendrore të Prizrenit, Polici njoftoi se janë gjetur dy persona pa shenja jete, njëri 59 e tjetri 72-vjeçar.

Në rastin e parë, rreth orës 11:00 në rrugën Shuaip Spahiu, një person është gjetur pa shenja jete. Këtë ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 28.10.2024 pak para orës 11:00, në rrugën Shuaip Spahiu në Prizren është raportuar se është  has një person pa shenja jete, patrulla i është përgjigjur rastit dhe është informuar urgjenca dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dalë në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është  B.K. mashkull rreth 72 vjeçar”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Teksa në rastin tjetër, rreth orës 14:00 në Rrugën “Adem Jashari” është hasur një person në tokë pa ndjenja. Të njëjtit filliimisht i është kthyer vetëdija përmes dhënies së ndihmës së parë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Por, pas një ore e gjysmë ka vdekur. Edhe ky rast po hetohet.

“Më datë 28.10.2024, rreth orës 14:00, rrugën Adem Jashari në Prizren është raportuar se është hasur një person i shtrirë në tokë pa ndjenja, patrulla i është përgjigjur rastit i është dhënë ndihma e parë dhe është informuar emergjenca e cila pasi personit ia ka kthyer vetëdijën e kanë marrë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Më vonë rreth orë 15:30 nga Spitali Rajonal jemi informuar se viktima ka vdekur. Është njoftuar prokurori dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dalë në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është N.Sh. mashkull rreth 59 vjeçar”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit