Kadyrov tenton të dhurojë ‘spektakël’ në BRICS, fillon të bëjë ‘ushtrime’ me qëllim që t’i lë përshtypje Lavrovit – i dështon misioni

- Bota Sot

Kadyrov tenton të dhurojë ‘spektakël’ në BRICS, fillon të bëjë ‘ushtrime’ me qëllim që t’i lë përshtypje Lavrovit – i dështon misioni

Ky është momenti bizar kur lideri çeçen Ramzan Kadyrov fillon të bëjë “ushtrime” në takimin e BRICS-it, duke shpresuar se do t’i lë përshtypje ministrave – që do t’ia kenë “zili për fuqinë që e ka”.

Videoja e marrë nga një takim jozyrtar mes Putinit dhe presidentit të Emirateve të Emirateve të Bashkuara Arabe në Samitin e BRICS-it, ku Kadyrov shihet i mbështetur në dy karrige duke tentuar bëjë ushtrime.

Por tentimi i tij që të fitojë vëmendje shkoi huq, pasi ministria i Jashtëm rus, Sergei Lavrov por edhe të pranishmit e tjerë as që ia lëshuan sytë – duke e bërë atë që të dëshpërohet.

Kjo nuk është hera e parë që Kadyrov që konsiderohet si marioneta e Putinit, që tenton të shfaq “forcën” e tij pas thashethemeve të shumta se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.

Kadyrov për të fituar vëmendjen edhe të Putinit që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, është zotuar të dërgojë njësi të shumta që të luftojnë përkrah rusëve.

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot