Orban vërshëllehet gjatë qëndrimit në Tbilisi të Gjeorgjisë

- Bota Sot

Orban vërshëllehet gjatë qëndrimit në Tbilisi të Gjeorgjisë

Kryeministri hungarez Viktor Orban po qëndron në Tbilisi për një vizitë dyditore në Gjeorgji.

Ky udhëtim i tij ka për qëllim të tregojë mbështetjet për partinë qeverisë Ëndrra Gjeorgjiane, pasi presidentja Salome Zurabishvili e akuzoi atë për përdorimin e taktikave të stilit rus në zgjedhjet parlamentare, rezultat zyrtare të cilave refuzon t’i njohë.

Orban, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, po përshëndetej derisa po dilte nga hoteli pranë parlamentit të Gjeorgjisë ku ishin mbledhur mijëra njerëz.

Megjithatë turma e vërshëlleu atë – madje shumë prej tyre nuk hezituan të bëjnë të pamundurën që të fitojnë vëmendjen e tij.

Në zonën pranë parlamentit u shfaq edhe presidentja e Gjeorgjisë, e cila mbështeti protestuesit dhe shprehu pakënaqësinë me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 2024-ës.

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot