“Sot shumë njerëz më shkruanin se futbolli fitoi” – fjalët e fituesit të ‘Topit të Artë’ dhe mesazhi i tij për Lamine Yamal

- Bota Sot

“Sot shumë njerëz më shkruanin se futbolli fitoi” – fjalët e fituesit të ‘Topit të Artë’ dhe mesazhi i tij për Lamine Yamal

Futbollisti i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri, fitoi Topin e Artë të dhënë nga gazeta franceze e futbollit France Football.

Ai la pas emra si Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal.

Spanjolli ishte i emocionuar kur doli të marr fjalën pasi fitoi ‘Topin e Artë’ të parë në karrierë.

“Kjo është një natë e pabesueshme për mua. Dua të falënderoj të gjithë ata që votuan për mua, që më besuan”.

“Sot është një ditë shumë e veçantë jo vetëm për mua, por edhe për familjen time, vendin tim, të dashurën time. Futboll është një sport kolektiv, unë jam këtu dhe falë Man Cityt, stafit, lojtarëve”.

“Është shumë e veçantë për mua, nuk do ta kisha arritur pa ty. Faleminderit kombëtares, trajnerit Luis de la Fuente që më besoi për kaq shumë kohë”.

“Është gjithashtu një fitore për futbollin spanjoll. Sot shumë njerëz më shkruanin se futbolli fitoi”, deklaroi spanjolli, i cili u ngjit në skenë me ndihmën e Drogbas dhe patericave pas një operacioni që kishte.

Kur u pyet për mposhtjen e lojtarëve si Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, spanjolli tha se është një privilegj i madh për të që të jetë në gjendje të jetë përpara të dyve.

Në fund ai kishte edhe një mesazh për Lamine Yamal, duke besuar se ai do ta fitojë një ditë këtë çmim.

“Lamine Yamal do ta fitojë Topin e Artë shumë shpejt, jam i bindur për këtë. Vazhdo kështu, vazhdo të punosh shumë, do të arrish”.

“Ishte vetëm një lojtar që më tha se do ta fitoja … ishte ti Lamine”, ”, ka thënë Rodri gjatë ceremonisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot