Java e dueleve shqiptare

- Bota Sot

Java e dueleve shqiptare

Java e 12-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, e cila zhvillohet këtë të mërkurë duke nisur nga ora 13:00, premton emocione të jashtëzakonshme, me duele për kreun e tabelës dhe klubeve që po përpiqen ti ikin fundit të tabelës.

Edhe kjo javë Liga e Parë e Maqedonisë në futboll na sjell javën e jashtëzakonshme, të 12-t. Ky raund ka dy përballje veçanërisht të nxehta mes ekipeve shqiptare, të cilat pritet të jenë mjaft dinamike.

Në Tetovë, Shkëndija do të presë Besën në një duel që pritet të ketë rivalitet të fortë, me Shkëndijën që nuk guxon të lërë pikë pas vete, nëse dëshiron të jetë në garë për titull. Në tri ndeshjet e fundit Shkëndija nuk ka fitore, andaj sot do të provojë ta bëjë atë ndaj Besës, e cila do të provojë të përfitojë çdo mundësi për të marrë pikë në Tetovë.

Ndërkohë, Voska Sport në shtëpi do të përballet me Shkupin, një duel që konsiderohet mjaft thelbësor për të dyja skuadrat që kërkojnë pozicion më të sigurt. Voska me patjetër kërkon tri pikë për të bërë lëvizje nga vendi i fundit në tabelë, ndërsa Shkupi do të provojë që të vazhdojë me suksese për të mbetur në mesin e ekipeve që pretendojnë titullin.

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Gostivari do të masë forcat me Pelisterin, në një sfidë ku Gostivari është favorit absolut. Struga pas barazimit në Tetovë me Shkëndijën, udhëton drejt Shtipit për tu përballë me Tikveshin që nga java në javë po prek fundin e renditjes, ndërsa Sileksi që është në pozitën e tretë do të tentojë që ti shkaktojë disfatën e parë Rabotniçkit. Java mbyllet me duelin mes Vardarit dhe AP Brera, ku kryeqytetasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë fushën e tyre për t’u kthyer te fitorja. 

Java e 12-t luhet të mërkurën me fillim nga ora 13:00: Shkëndija – Besa, Voska Sport – Shkupi, Gostivari – Pelisteri, Tikveshi – Struga, Sileksi – Rabotniçki dhe Vardari – AP Brera



Lexoni të gjitha në Bota Sot