Buxheti pritet të jetë mbi 473 milionë euro

- Bota Sot

Buxheti pritet të jetë mbi 473 milionë euro

Gjigandi italian, Interi së fundi ka miratuar buxhetin për sezonin 23-24.

Ky buxhet, u mbyll me ulje të humbjeve nga 85 në 36 milionë dhe se buxheti pritet të jetë mbi 473 milionë euro i cili është një rekord historik për klubin, duke theksuar një rritje të të ardhurave prej rreth 48 milionë.

Për këtë gjë ka folur edhe presidenti i “zikaltërve” Beppe Marrota.

“Buxheti i miratuar sot i referohet një sezoni legjendar, të shënuar nga vija e finishit të yllit të dytë.

Synimi ynë për këtë sezon është që të vazhdojmë të garojmë në nivelet më të larta në të gjitha garat, si kombëtare, ashtu edhe ndërkombëtare.

Ardhja e Oaktree-së i ka dhënë shtysë të re investimit infrastrukturor për klubin, në veçanti projektit të stadiumit të ri të Interit dhe ne jemi besimplotë se kursi po shkon në drejtimin e duhur”, ka shtuar Marrotta.

Kujtojmë se Interi, është blerë nga kompania Oaktree pas shitjes së klubit nga biznismeni kinez Steven Zhang.



Lexoni të gjitha në Bota Sot