Juriç u përlesh me yllin e ekipit në zhveshtore

- Bota Sot

Juriç u përlesh me yllin e ekipit në zhveshtore

Skuadra e Romës ka pasur rezultate katastrofike në Serinë A të Italisë këtë sezon dhe pas debaklit ndaj Fiorentinës në Firence, një skandal i madh doli nga dhoma e zhveshjes.

Siç raporton Corriere dello Sport, trajneri i Romës, Ivan Juriç është përplasur fizikisht me Gianluca Mancini, mbrojtësin e skuadrës, në dhomën e zhveshjes në pushim mes pjesëve.

Tashmë në pjesën e parë të ndeshjes Roma pësoi tre gola, Juric ishte dukshëm i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe gjithçka u përshkallëzua në pushim dhe u shndërrua në sherr.

Gjithnjë sipas mediave italiane janë përdorur edhe duart në këtë përplasje mes trajnerit dhe zëvendës kapitenit.

Pas sherrit, Juric vendosi ta lërë Mancinin në pankinë dhe ta nxjerrë jashtë loje, ku u zëvendësua nga Baldanzi.

Mediat italiane shkruajnë se u bë plotësisht e qartë se Juric humbi dhomën e zhveshjes, por kroati gjithsesi arriti të shmangë shkarkimin sipas informacioneve të fundit nga Sky Italia.

Pasi u zëvendësua, Mancini së bashku me Cristanten nuk dolën fare nga dhoma e zhveshjes për ta parë pjesën e dytë nga banka rezervë.

Futbollistët e Romës si kapiteni Lorenzo Pellegrini zëvendës kapiteni Gianluca Mancini, por edhe dy argjentinasit Paulo Dybala dhe Leandro Paredes kanë pasur një diskutim me tifozët me të mbërritur në Romë, duke iu premtuar se gjërat do të përmirësohen.

Juric i ka shpëtuar largimit, por ndeshja e së enjtes ndaj Torinos është vendimtare për të ardhmen e tij, pasi nëse nuk arrin fitore atëherë ekziston mundësia që në bankën e Romës të rikthehet Daniele De Rossi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot