Barcelona është e vendosur të rinovojë vitin e ardhshëm kontratën e yllit spanjoll, Lamine Jamal, duke siguruar të ardhmen e tij afatgjatë në klub.
Marrëveshja aktuale e 17-vjeçarit zgjat deri në vitin 2026, por katalanasit kanë arritur tashmë një marrëveshje me Jamallin dhe agjentin e tij, Horhe Mendes. Marrëveshja mes palëve thuhet se është arritur për ta zgjatur kontratën e spanjollit deri në vitin 2030, pasi ai të mbushë 18 vjeç.
Mendes u takua me presidentin e Barcelonës, Zhoan Laporta dhe drejtorin sportiv Deko në fillim të këtij muaji për të diskutuar rinovimin.
Klubi synon të konfirmojë zyrtarisht kontratën e re të Jamal vitin e ardhshëm, e cila pritet të përfshijë përmirësime të konsiderueshme në pagën e tij. Edhe klauzola pritet të përfshihet në kontratë dhe ajo nuk pritet të jetë më e vogël se 1 miliard euro.