Ergys Kaçe, futbollist i Gjilanit, është shprehur optimist para gazetarëve në konferencën e shtypit në prag të sfidës kampionale ndaj Ballkanit.
Fantazisti i skuadër teksa ka folur në lidhje me përgatitjet e ndeshjes së radhës, teksa ka theksuar se ekipi ka shumë kualitet për të dëshmuar.
“Kemi një ndeshje të vështirë përballë Ballkanit.
Por, ne treguam se jemi skuadër me shumë kualitet dhe nëse lozim ashtu sikurse kemi luajtur ndeshjen e fundit, atëherë nuk do të kemi problem të fitojmë Ballkanin”, potencoi fillimisht Kaçe.
Paraqitja fantastike me Llapin?!
“Për mua është e rëndësishme të fitoj skuadra. Unë nuk shoh vetëm time para ekipit. Dua që ekipi im të lozi mirë dhe të fitojmë. Sa i përket formës time, mund të them që jam në 100% tim. Ishte i vështirë ambientimi, pasi që vi nga një kampionat tjetër. Ambientimi me fushat normalisht që ka ndikuar, pasi që secili terren dallon nga terreni tjetër. Tani po e ndjej vetën shumë mirë dhe kam kuptuar futbollin këtu”.
Motivimi për vazhdimësinë?
“Kur vjen nga një ndeshje pozitive dhe fiton, gjithë futbollistët kanë motiv për ndeshjet e radhës. Ndeshjet me ekipet më të forta kemi treguar vlerat tona. Për më tepër duam të tregojmë që kemi kualitet të fitojmë dy ndeshje radhazi.
Duke luajtur si në ndeshjen e fundit në të cilën krijuam ndoshta 15 apo 16 raste do jetë më e lehtë për të fituar”.
Ambientimi te Gjilani dhe futbolli kosovar?
“Te Gjilani më kanë pritur jashtëzakonisht mirë. Që nga dita e parë kur kam ardhur kam gjetur ngrohtësinë sikurse jam shumë vite këtu. Jemi grup i ri i futbollistëve dhe normalisht që na duhet kohë për të njohur më shumë njëri tjetrin për t’u kuptuar. Kemi një skuadër me shumë kualitet brenda, me një trajner dhe staf shumë të mirë. Po ashtu edhe drejtuesit janë në nivelin më të lartë të duhur dhe na mbështesin në gjitha format”.
Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit zhvillohet të martën në Suharekë më 29 nëntor me fillim nga ora 13.00.