Sulmuesi shqiptar "mesazh" të qartë Sylvinhos

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar "mesazh" të qartë Sylvinhos

Çfarë po ndodh me Rey Manaj?

Asgjë e keqe, ai thjeshtë nuk e ka në plan që të ndalet në Superligën turke.

Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës edhe në ndeshjen e fundit që Sivasspor fitoi 4-2 kundër Adana Demirspor.

Pikërisht për atë gol të shënuar dhe paraqitjen mjafttë mirë gjatë lojës, Rey Manaj është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Turqi. Nota e shqiptarit është 8.3 dhe në sulm, lushnjari ndodhet pranë legjendës së Bosnjës, Edin Dzekos.

Kujtojmë që Manaj u rikthye nga dëmtimi në superformë.

Në dy ndeshjet e fundit, 27-vjeçari ia ka dalë që të shënojë 3 gola, duke i dërguar sinjal të fortë Sylvinhos për ndeshjet që Kombëtarja do të luajë në nëntor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot