Supersfida Milan - Napoli

- Bota Sot

Supersfida Milan - Napoli

Sfida e sotme në 20:45 mes Milanit dhe Napolit përfshin edhe duelin në distancë mes Kviça Kvaratskhelias e Rafael Leaos. Gjeorgjiani sapo ka rigjetur golin (para 1 jave ndaj Komos), pas një muaji “agjërim”.

Portugezi ndihmon për të shënuar herë pas herë shokët, por sivjet p vuan për vazhdimësi dhe konkretësi. Kvaratskhelia, vuajti nga sindroma e post-triumfit (kur lojtarët dehen pas një suksesi) dhe transplantin teknik të dështuar të Garcias e Maxarrit vitin e kaluar, teksa me Konten sikur ka gjetur entuziazmin pas një verë të karakterizuar me zëra largimi dhe milionash.

Për më tepër, individualisht ai ka paguar për rënien e efektit të befasisë pavarësisht se katër golat e shënuar në Serinë A deri më tani do të sugjeronin të kundërtën. Megjithatë është tashmë e pamohueshme se rivalët e njohin dhe e presin. Por edhe në momentet më të errëta të sezonit të kaluara, Kvara ishte drita e Napolit, siç dëshmohet nga 1074 topat e luajtur, 200 më shumë (876) se kampionati i kaluar kur u shpall kampion Italie.

PO LEAO? – Nëse Kvara vuan, nuk është se po bën më mirë Rafael Leao që nuk ka shënuar në kampionat që prej 31 gushtit teksa në dy muajt e fundit nuk arrin as të gjejë kuadratet e portave rivale. 71 minuta për ndeshje dukshëm nuk i mjaftojmë dhe me kolegun e Napolit mund të themi se krahasimi bëhet i pamëshirshëm. 1 gol e katër asiste në kampionat ku ka marrë më shumë vërshëllima se gëzime bëjnë që Leao të mos jetë më aq i padiskutueshëm. Sot pritet në fushë, por nuk do të ishte çudi që të shikonim Çukvuezen në vendin e tij në korsinë e majtë.

Sa i përket numrit 10 të “Djallit”, ai ka regjistruar vetëm 9 goditje në portë 7 prezenca në Serinë A tregojnë edhe më qartë situatën e numrit 10 kuqezi. Në 2021-2022 ai kishte arritur 21 herë në këtë pikë të kampionatit. Nga ana tjetër nuk mund të mohohet që portugezi është përmirësuar në ndërtimin e mundësive për gol nga skuadra.

IDEJA E ÇMENDUR – Teksa sot do të përballen, në ditët e fundit në “Casa Milan” ka pasur edhe një ide për zëvendësimin e Leaos pikërisht me Kvaratskhelian. Nëse në verën e ardhshme kuqezinjtë do të shesin portugezin për rreth 100 milionë euro, shuma në fjalë mund të investohet e gjitha për të marrë gjeorgjianin që nuk e ka fshehur kurrë simpatinë për Milanin ku ka luajtur edhe bashkombasi Kaladze.



Lexoni të gjitha në Bota Sot