Ndeshje dramatike në Suharekë, Ballkani dhe Gjilani ndajnë pikët

- Gazeta e Prizrenit

Ndeshje dramatike në Suharekë, Ballkani dhe Gjilani ndajnë pikët

Ballkani dhe Gjilanin, kanë ndarë pikët duke luajtur baras 3-3, të martën në ndeshjen e parë të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli mes kampionit në fuqi të Kosovës dhe skuadrës gjilanase, ka prodhuar një duel tejet interesante, sidomos finish i kësaj ndeshje, e cila prodhoi raste të shumta dhe gjashtë gola të shënuara./ GS

Lindon Emërllahu (5’), kalojë në epërsi prej 1-0, skuadrën nga Suhareka, derisa Armend Thaqi dhjetë minuta më vonë barazoi shifrat në 1-1.

Gjilanasit në finish të pjesë së parë përmes Edi Basa (40’), kaluan në epërsi prej 1-2, rezultat më të cilin edhe u mbyll 45-minutëshi i parë.

Në fraksionin e dytë, Ballkani bëri presion të madh duke kërkuar golin e barazimit të cilin e gjeti më anë të brazilianit Ribeiro (61’).

Ballkani nuk u ndal dhe në finish të kësaj sfidë joshëse gjeti edhe golin e tretë përmes Karrica-s (82’), derisa Thaqi nga pika e bardhë ia siguroi një pikë Gjilanit, i cili shënoi pas kthimit të topit nga Senad Jarovic. Ky ishte goli i tij i dytë personal në këtë duel dramatik.

Pas kësaj fitore, Ballkani ka 19 pikë në krye të tabelës, kurse, Gjilani mbetet në vendin e tetë me 13 sosh.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit