Spanja ndërpreu kontratën për blerjen e municioneve nga Izraeli

- Bota Sot

Spanja ndërpreu kontratën për blerjen e municioneve nga Izraeli

Ministria e Brendshme e Spanjës ka njoftuar sot se ka shkëputur kontratën për blerjen e municioneve nga kompania izraelite Guardian.

Policia synonte të blinte më shumë se 15 milionë plumba nëntë milimetrash nga Guardian për gjashtë milionë euro.

Madridi vendosi të pezullojë shitjet e armëve për Izraelin në tetor të vitit të kaluar, kur filloi lufta e Izraelit kundër organizatës palestineze Hamas në Rripin e Gazës, shkruan timesofisrael.

Qeveria spanjolle mbetet e përkushtuar që të mos i shesë armë Izraelit. Ndonëse në këtë rast bëhet fjalë për prokurim të municionit, Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur një procedurë administrative për anulimin e blerjes, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u konstatua se kompanitë izraelite do të përjashtohen nga të gjithë tenderët, raporton Reuters.

Dy javë më parë, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez u kërkoi anëtarëve të Bashkimit Evropian të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin./VOA



Lexoni të gjitha në Bota Sot