Hoxhaj: Dialogu në vdekje klinike, Kurti i ka thurur lavde draft-statutit të Asociacionit

- Bota Sot

Hoxhaj: Dialogu në vdekje klinike, Kurti i ka thurur lavde draft-statutit të Asociacionit

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se falë qeverisë Kurti dialogu mes Kosovës dhe Serbisë aktualisht është në ‘vdekje klinike’.

Hoxhaj, ka thënë se edhe  Kurti i ka thurur lavde draft-statutit të Asociacionit, pasi sipas tij kur ai ka qenë në Kuvend ka thënë se marrëveshja është në rregull dhe se nënshkrimi nuk ka qenë kusht.

“Ne vetëdijshëm i kemi ikur idesë që politika e jashtme të mos reduktohet në dialog, kjo qeveri e Kosovës e ka reduktuar politikën e saj të jashtme në dialog, por edhe dialogun realisht e kanë vendosur në koma, dialogu sot është në një gjendje të një vdekje klinike sikurse e thonë edhe vetë ndërmjetësit evropian.

Për shkak të qeverisë, ndërmjetësve mbi të gjitha për shkak të Serbisë. Ajo çka po ndodh është kjo, Kurti e ka pranuar marrëveshjen bazike duke e larguar njohjen e ndërsjellë nga tavolina, duke e larguar marrëveshjen ligjore obligative e cila ka qenë parakusht që kjo të arrihet dhe sot po pretendon që ai do ta zbatonte këtë marrëveshje nëse do të nënshkruhej kjo marrëveshje, ndërsa kur ka qenë në Bruksel dhe në Ohër i ka thënë po kësaj marrëveshje pa e kërkuar nënshkrimin, kur ka qenë tek ne në kuvend ka thënë se marrëveshja është në rregull dhe nënshkrimi ska qenë kusht, tash e vendos nënshkrimin kusht, Kurti i ka thurur lavde draft-statutit të Asociacionit”, është shprehur Hoxhaj në emisionin “Këndi i Debatit”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot