Flasin nga SHKK: I paraburgosuri u gjet i varur me jelekun e burgut në dhomën e tij

- Bota Sot

Flasin nga SHKK: I paraburgosuri u gjet i varur me jelekun e burgut në dhomën e tij

Gazeta raportoi se i paraburgosuri Aleks Gerbi, i arrestuar para rreth një muaji për drogë dyshohet se bëri vetëvrasje sonte, në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali. Ai u dërgua pa shenja jete në Emergjencë, ku edhe u konstatua vdekja nga ekipi mjekësor.

Për vdekjen e tij tashmë është deklaruar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Nga SHKK kanë bërë me dije se i paraburgosuri u gjet i varur me jelekun e burgut në qelinë e tij.

“Ju informojmë se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur me jelek të burgut në dhomën e tij i burgosuri me inicialet A.G. Menjëherë pas zbulimit të rastit, oficerët korrektues dhe stafi shëndetësor i Qendrës ndërmorën të gjitha përpjekjet e nevojshme, duke e nisur me shenja jete në Emergjencën e SHSKUK-së, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme.”

Gerbi u arrestua në rajonin e Pejës gjatë një aksioni në të cilin u sekuestruan një ton drogë dhe u dërgua në paraburgim për dy vepra “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot