Të paktën 13 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë

- Bota Sot

Të paktën 13 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje në juglindje të Spanjës, ka thënë policia atje.

Spanja  është përballur nga shirat e dendur dhe stuhitë breshëri, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në shumë rajone, shkruan BBC.

Përpjekjet për shpëtim janë duke vazhduar, derisa presidenti i rajonit të Valencias, Carlos Mazon, tha se ishte e pamundur të tregohej një numër i saktë i vdekjeve në këtë fazë.

Ndërkaq, mediat lokale raportuan se dhjetëra njerëz në Valencia e kaluan natën të bllokuar në kamionë, makina, çati dhe ura, duke pritur për t’u shpëtuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot