Policia ka njoftuar se një person në Mitrovicë të Veriut ka mbetur pa shenja jete, pasi që dyshohet se i njëjti ka përdorur sasi të tepërt të alkoolit.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.