Përmbytjet në Spanjë, reagon Von der Leyen: BE tashmë ka ofruar mbështetje

- Bota Sot

Përmbytjet në Spanjë, reagon Von der Leyen: BE tashmë ka ofruar mbështetje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë.

Ajo njofton se BE-ja tashmë ka ofruar mbështetje.

“Ajo që po shohim në Spanjë është shkatërruese. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe ekipet e shpëtimit. BE ka ofruar tashmë mbështetje. Koperniku është aktivizuar”, ka shkruar Von der Leyen në “X”.

Ndërkohë raportohet se numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë ka shkuar në 61.



Lexoni të gjitha në Bota Sot