Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër tre personave – N.H., N.B. dhe A.B.
Sipas aktakuzës N.H. më 8 gusht të këtij viti ka tentuar t’i privojë nga jena N.B. dhe A.B. për shkak të një mosmarrëveshje për blerjen e një prone. Ai ka gjuajtur me armë automatike drej tyre, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore N.B dhe lëndime të lehta A.B..
“Sipas aktakuzës, i pandehuri N.H., më 8 Gusht 2024, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar ti privojë nga jeta të pandehurit N.B. dhe A.B., duke rrezikuar edhe persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtin vend, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje për blerjen e një prone, me armë automatike gjuan drejt tyre, me ç’rast të pandehurit N.B., i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa, të pandehurit A.B. lëndime të lehta trupore, ku me këto veprime ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”
Ai akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Po ashtu, “N.B. në datën dhe vendin e lartcekur, ka tentuar ta privoj nga jeta të pandehurin N.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarës V.H., e cila ishte në të njëjtin vend, ashtu që me armë zjarri gjuan në drejtim të tij, por nuk arrin që ta qëllojë, ku me këto veprime ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, të KPRK-së”.
Ai akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Ndërsa, i pandehuri A.B., akuzohet për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të KPRK-së, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një pushkë gjuetie e markës CIF-San, të cilën e posedonte pa leje valide.”