Një gjurmues GPS është gjetur sot i vendosur në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazit.
Një video që ai vet e ka publikuar nga afër të pajisjes tregon se bëhet fjalë për një GPS që shërben për gjurmimin e veturave apo automjeteve të tjera.
Sipas pamjeve, gjurmuesi ishte vendosur me magnet në pjesën e jashtme në anën e majtë, në afërsi të rrotës së veturës së gazetarit.
Pajisja është një “Lighbug Pro”, gjurmues automjetesh, prodhim britanik, bazuar në të dhënat publike.
Sipas të dhënave, kjo pajisje ka qëndrueshmëri të jashtëzakonshme të baterisë, hiq më pak se 15 vjet mund të rezistoj.
Ndryshe, gazetari Kajtazi shkroi më herët në Facebook se Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe se për këtë është njoftuar edhe Prokuroria.
“Sot kam sjell veturen ne servis per kontroll. Gjate kontrollit eshte zbuluar se ne veturen time eshte nje pajisje e dyshimte e vendosur ne anen e majte afer rrotes. Policia eshte ne vend te ngjarjes duke pritur njesite e specializuara. Per kete rast eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit”, shkroi ai.