Parandalohet kontrabanda e medikamenteve në Han të Elezit, vlera e tyre rreth 15 mijë euro

- Bota Sot

Parandalohet kontrabanda e medikamenteve në Han të Elezit, vlera e tyre rreth 15 mijë euro

Dogana e Kosovës ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medikamentesh gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, duke zbuluar mallra të padeklaruara dhe të fshehura në Han të Elezit.

Sipas Doganës së Kosovës janë gjetur një mijë copë injeksione (CLEXANE 4.000 IU /40 mg/0.4 ml), me vlerë rreth 15 mijë euro.

Mallrat janë sekuestruar derisa Dogana e Kosovës ka ngritur kundërvajtjeje doganore në përputhje me Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi.

“Mauna është devijuar për të vazhduar kontrollin dhe procedurat doganore në Terminalin e Hani i Elezit”, thuhet në njoftimin e doganës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot