Përfundoi operacioni i shpëtimit në Novi Sad, 14 të vdekur e tre të plagosur

- Bota Sot

Përfundoi operacioni i shpëtimit në Novi Sad, 14 të vdekur e tre të plagosur

Operacioni i kërkim-shpëtimit në Novi Sad të Vojvodinës ka përfunduar dhe bilanci i viktimave nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor është 14 dhe tre të lënduar.

"Aksioni i shpëtimit në Novi Sad ka përfunduar. Bilanci përfundimtar i aksidentit është 14 të vdekur dhe tre të lënduar", tha sonte ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Ivica Daçiq.

Në Novi Sad, streha prej betoni e stacionit hekurudhor u shemb dhe ra mbi njerëzit.

Qeveria e Serbisë ka shpallur sot ditë zie, ndërsa në Novi Sad tri ditë zie.



Lexoni të gjitha në Bota Sot