Politikani serb tregon se a kishte biseda Vuçiq-Radoiçiq para Banjskës

- Bota Sot

Politikani serb tregon se a kishte biseda Vuçiq-Radoiçiq para Banjskës

Dragan Shormaz, një ish-aleat partiak i presidentit aktual serb, ka treguar nëse kishte biseda mes Aleksandar Vuçiqit dhe Milan Radoiçiqit, kriminelin dhe kryesuesin e grupit që kreu sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Në Info Magazine, ai ka pohuar se vazhdimisht shfaq informacionet që i ka lidhur me rastin në Banjskë.

“Kam njohuri të plota rreth rastit Banjska, se çka i parapriu kësaj e si erdhi deri te kjo. Askush nuk reagon për fjalët e mia. As Vuçiq.

Të gjithë heshtin. Këto janë kontaktet e mia nga jashtë. Dhe për këtë nuk mund të flas, e as që ka nevojë për një gjë të tillë. Unë nuk mund të jem dëshmitar në gjyq. Si politikan i shfaqi informacionet që i kam”, ka thënë Shormaz.



Lexoni të gjitha në Bota Sot