Prishet koalicioni qeverisës në Gjermani: Scholz do të shkarkojë ministrin Lindner

- Bota Sot

Prishet koalicioni qeverisës në Gjermani: Scholz do të shkarkojë ministrin Lindner

Koalicioni qeverisës tre partiak i Gjermanisë u shpërbë sonte pasi kancelari Olaf Scholz njoftoi se do të shkarkonte ministrin e Financave Christian Lindner për mosmarrëveshjet e vazhdueshme mbi reformat ekonomike, raporton Politico me seli në Bruksel.

Bisedimet për krizën e Partisë Social Demokrate të Scholz, të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirisë (FDB) filluan pasi FDP publikoi një listë kërkesash për reforma ekonomike liberale, të cilat u pritën me mosmarrëveshje nga dy partitë e tjera.

Gjatë një takimi dramatik të ministrave nga tre partitë sonte, Lindner i tha Scholz se ai nuk shihte asnjë mënyrë që koalicioni të mbijetonte dhe i bëri thirrje atij që ti hapte rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo çoi në njoftimin dhe vendimin e Scholz për të shkarkuar Lindner, shkruan Politico. Megjithëse Scholz potencialisht mund të kërkojë një mandat të vazhdueshëm në qeverinë e pakicës, ai nuk ka shumicën që i nevojitet për të miratuar buxhetin dhe gjasat për një mocion mosbesimi ndaj kancelarit dhe zgjedhje të parakohshme, ndoshta në fillim të marsit, po rriten. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot